i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë mbi dhunën seksuale gjatë luftës.
Miratimi u bë pas heqjes së një klauzole për shëndetin riprodhues të grave në mënyrë që të shmanget vetoja e SHBA-së.
Rezoluta e paraqitur nga Gjermania u miratua me 13 vota pro dhe asnjë kundër ndërkaq në votim abstenuan Rusia dhe Kina.
Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë dashur të përdorin veton ndaj rezolutës për shkak të një reference në tekst për të drejtat riprodhuese, e cila nga Uashingtoni shihet si një inkurajim për abortin.
Në selinë e OKB-së gjatë diskutimeve për miratimin e kësaj rezolute ka qëndruar edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga./rel