Sot, më 29 mars në orën 2 të natës, akrepat e orës të lëvizin përpara me një orë gjë që do të thotë se do të flemë 1 orë më pak.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.
Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.