Në zonën ku do zhvillohet protesta sot janë parë disa postera për Sali Berishën. “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Kthehu Legjendë”, ishin disa nga traktet për Berishën.

Posterat janë parë në disa stacione autobuzësh në Tiranë, në shtylla, por edhe në biznese. Këto trakte vijnë vetëm pak orë, para se opozita të zhvillonte protestën para Parlamentit.