Shoqata ‘’Nënë Tereza’’ ne Namur dhe Organizata Studentore Shqiptare “Vlera” në Bruksel te mbreterise se Belgjikes‘, në bashkëpunim me RTSH dhe ULB, organizuan mbrëmjen kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit.
Me një pjesëmarrje të madhe falë interesit të komunitetit shqiptar në Bruksel, dhe pranise se studiuesve, artisteve, historianeve, shkrimtareve, pedagogeve e diplomateve u shfaq dokumentari, “Kthim te Kodiku Beratinus”, realizuar me mbeshtetjen e China Media Group.
Mbrëmja kulturore u drejtua nga organizatorët Jetnis Avdijaj dhe Arian Bajraktari, në formë bashkëbisedimi me historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë etj.
Ragip Zekolli, Eden Babani, Denajda Bajraktari,
Dr. Nikolla Shabani, Albert Nikolla, Leonora Canja, si dhe shumë të tjerë bashkebiseduan mbi Kodikun e Beratit dhe historinë e restaurimit te tij nga Akademia e Shkencave te Kines. Zoti Gëzim Podgorica, Nenkryetar i Keshillit Drejtues te Radio Televizioni Shqiptar tha se Kodiku nepermjet ketij dokumentari vjen ne Bruksel pas shfaqjes premiere ne Paris dhe rrugetimi do vazhdoi ne metropole tjera europiane.
Ai solli fakte e histori interesante nga restaurimi i Kodikut ne Kine gjysem shekulli me pare duke terhequr vemendjen e studiuesve te pranishem. Dekani i fakultetit te letersise dhe Komunikimit në Universitetin e Lire te Brukselit Xavier Luffin u shpreh se kjo histori e bashkepunimit per restaurimin e Kodikut mes Shqiperise dhe Kines ishte e panjohur per te dhe mjaft interesante.
Konsullja e Republikës së Shqipërisë, ne Ambasadën shqiptare në Bruksel, Znj. Vjola Kaloshi, theksoi rëndësinë kulturore të Kodikut, kesaj vlere unike te shqiptareve qe eshte prej vitesh ne mbrojtje te UNESCO-s dhe prezantimin e dokumentarit ne kryeqytetin europian ne Bruksel.
/Argumentum.al