Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funksionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.
Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit dhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë ka reaguar kështu në një deklarate zyrtare lidhur me kthimin e Kishës së Shën Sofisë në Xhami.
“Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve“, shprehet Imzot Frendo në mesazhin e tij.
Deklarata e plotë,
KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI
Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funksionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.
UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.
Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.
Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.
Tirana, më 12 korrik 2020,
© Argumentum