Editorial
Në 19 vjetorin e themelimit të partisë, Ali Ahmeti shpalli platformën për gjelbërim.
Kryetari i partisë se BDI-së, (5 qershor, 2021) shpalosi para anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut platformën e re politike që do të ndjeke tashmë kjo parti.
Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se agjenda e gjelbër si shtyllë kryesore vjen pas realizimit të agjendës së Marrëveshjes së Ohrit, për të drejtat e shqiptarëve, duke i dhënë fund njëherë e mirë retorikës nacionale që ka shoqëruar prej 20 vitesh këtë parti poltike.
Kjo platforme e re e Ali Ahmetit erdhi si një ”rrufe në qiell të hapur” për të gjithë politikën në Maqedoninë e Veriut, jo se nuk priten “surpriza” nga strategu i vjetër politik Z.Ahmeti, por sepse ky kostum i ri nuk i shkon aspak fizionomisë politike të tij të kultivuar prej dy dekadash.
Megjithatë nuk ishte aspak suprizë për Kryeministrin Zaev i cili vete ai i bëri një shërbim “piar” (PR) partnerit të tij bashkëqeverisës, i cili paralajmëroi se BDI ka një punë të mirë për të njoftuar të Shtunën, pa hyrë në detaje, dhe se është në korrelacion të plotë me punën e Qeverisë, duke pohuar në këtë mënyrë një bashkëpunim ndërmjet tyre, madje edhe vënien në dispozicion të qeverisë për agjenden personale të kësaj partie politike, si garanci për mbarëvajtjen e saj (!)
“Unë do t’ju tregoj atë që di, dhe sigurisht që u informova nga Zëvendëskryeministri im i parë. BDI ka një punë të bukur për të njoftuar të Shtunën. Eshtë e bukur sepse është në korrelacion të plotë me punën e Qeverisë. Beautifulshtë e bukur sepse është moderne dhe sepse është e përshtatshme për shekullin 21. Jam i kënaqur që kjo është mënyra e të menduarit në organet dhe organet më të larta të BDI-së. Unë do ta lë BDI të njoftojë sepse kjo është agjenda e tyre, e ndarë normalisht me ne”, tha Zaev
Ndonëse Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse partia e tij dhe BDI-ja do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët për kryetar të komunës, tashmë pas platformes së re të Ali Ahmeti, është gjithçka e qartë se bashkepunimi LSDM-BDI do të vijoje edhe për zgjedhjet lokale.
Por a mund të themi se Ali Ahmeti braktisi kauzen e tij kombëtare për një kauze “lokale”?
Kjo platformë e re politike vjen në 19 vjetorin e themelimit të BDI-së, një parti e dalë nga lufta e vitit 2001, ku shtylla e saj kryesore ishte faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në emër të shqiptarëve dhe për shqiptarët Ali Ahmeti ka qenë gjithmonë me pushtetin, herë me VMRO-DPMNE dhe herë me LSDM, ndërsa ka luajtur me karten nacionaliste duke garantuar një karrige të përhershme në parlamentin maqedon.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2020, i gjendur në pikën më të ulet përballë elektoratit shqiptarë “Asi” nën mënge i Ali Ahmetit ishte “Koha për Kryeministër Shqiptar”. Duke përdorur edhe njëherë karten nacionaliste ai siguroi një tjetër mandat bashkëqeverisës.
Ndërsa shqiptarëve u tha se e mbajti premtimin pasi nga BDI do të kishim zv/kryeministrin e parë shqiptar, i cili më shumë mburret për postin e tij si zëvëndës i Zaevit se sa për angazhime konkrete për qytetaret e Maqedonisë së Veriut.
Platforma e re vjen gjithashtu në prag të 20 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit.
“Ne kemi vendosur barazi përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së paqes të Ohrit, legalizimit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, decentralizimit, simboleve dhe kulturës kombëtare, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, integrimit në NATO, duke marrë dritën jeshile për anëtarësimin në BE”, deklaroi të shtunën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Këto arritje padiskutim nuk i atribuohen vetëm BDI-së por të gjithë faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik. Ndërsa perfituesi kryesor mbetet vete Ali Ahmeti dhe Partia e tij.
Gjithsesi kjo kthese 360 gradë nga njëra anë duhet ti ndërgjegjësoje shqiptarët kudo që janë që ti largohen njëherë e mirë kartave të vjetra nacionaliste që hidhen në loje nga ata që nuk kanë asgjë për të ofruar por vetëm për të përfituar. Nga ana tjetër duhet të jene vigjilent nga çdo platformë e re që serviret nga aktorë të vjetër politik.
Megjithëse “Platforma e Gjelbër” është një platformë ndërkombëtare madje platforma e shekullit 21, duhet thënë se Ali Ahmeti nuk ka qenë kurrë i gjelbër por vetëm i kuq.
Si tillë, në këtë moshë politike dhe fiziologjke vetëm një ngjarje madhore mund ti ndryshonte kahje ish-komandantit Ali Ahmetit.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, në tetor 2021( që mund të rikonfirmoje ose të rrëzoje fuqinë tij politike), thirrja për të dëshmuar në Hagë, politika e jashtme amerikane kundrejt Ballkanit Perëndimor janë këmbana që vetem Ali Ahmeti di ti dëgjoje…