Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.
Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Gianni Buquicchio që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin nisur nga ndjeshmëria e çështje në vendin tonë.
Kërkesa u vendos në datë 15 korrik nga Komisioni Hetimor që është ngritur “për shkarkimin e Presidentit Meta”. Fillimisht Komisioni tha se kishte prova për shkeljet kushtetuese të Metës, por më pas entuziazmi i Komisionit ra.
Kreu i shtetit pak ditë para 30 Qershori anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës.
KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk e njohln dekretin e ri të kreut të shtetit dhe shumica zhvilloi votimet vetëm ose me opozitën BD, e regjistruar me urgjencë në momentet e fundit jashtë afateve.
Meta dhe opozita nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkombëtarët i certifikuan, teksa SHBA dhe BE-ja kërkuan që kryetarët e rinj të nisin sa më shpejt punën.