Zhvillimet marramendëse të përjetuara dy javët e fundit ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregojnë se viti 2019, nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe përmban edhe rreziqe, edhe shanse të rëndësishme. Në këtë pikë, në dinamikën e re që ka filluar të krijohet edhe në çështjen e S400-F35, edhe në Siri, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet dy vendeve do të përcaktojnë në mënyrë të konsiderueshme të ardhmen e marrëdhënieve.
Marrëdhëniet turko-amerikane vijnë në rend të ditës me luhatjet që jetohen vazhdimisht vitet e fundit. Në katër vitet e fundit, marrëdhëniet që janë përballur me shumë kriza të ndryshme, me në krye YPG-në, me zhvillimet e dy javëve të fundit kanë arritur në një pikë kthesë të re. Në një pikë kur në fillim u fol se kriza e S400 do të krijonte një dinamikë themelore në marrëdhëniet turko-amerikane në vitin 2019, udhëheqja amerikane deklaroi se mund të realizohet shitja e sistemeve Patriot që vazhdonte prej një kohe. Kjo gjendje sigurisht përmbante shumë të paditura brenda vetes.
Pas deklaratës së bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit dihet se ndërmjet dy palëve do të fillojë një proces bisedimesh ujdie me në krye çështjet teknike dhe financiare. Por nuk dihet nëse ky vendim është apo jo rrjedhojë e pritshmërive të Amerikës në lidhje me blerjen nga ana e Turqisë së sistemeve S400.
Pasi nëse udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë përsëri kushtin që për shitjen e Patriotëve të mos blihen S400, atëherë është shumë e mundur që të fillojë përsëri tensioni ndërmjet dy vendeve në këtë temë. Për më tepër, nëse japin rezultat presionet se çështja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S400 duhet të lidhet me dorëzimin e F35 Turqisë, të cilat i bleu duke bërë pagesën kohët e fundit dhe nëse udhëheqja amerikane merr një vendim të tillë, atëherë kjo do të nxjerrë në shesh një dimension tjetër të tensionit.
Përsëri, edhe një problem tjetër i mundshëm që mund të ndodhë në lidhje me blerjen e S400 nga ana e Turqisë ka të bëjë me vënien në jetë të vendimit për sanksione të vendeve që krijojnë marrëdhënie në fushën e bashkëpunimit të industrisë së mbrojtjes me Rusinë dhe që njihet si CAATSA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një gjendje të tillë, ndërmjet dy vendeve, veçanërisht sektori i industrisë së mbrojtjes, do të hyjë në një periudhë të vështirë.
Turqia, pavarësisht deklaratave të bëra deri më tani në lidhje me raketat S400, pritshmëria që del në shesh në këtë çështje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon se udhëheqja e Uashingtonit nuk i ka kuptuar plotësisht shqetësimet e Ankarasë për çështjen e sigurisë kombëtare.
Menjëherë pas vendimit për Patriotët, udhëheqja amerikane, duke bërë një deklaratë të dytë të rëndësishme, bëri të ditur për opinionin publik se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria. Edhe pse kjo kishte ardhur më parë në rend të ditës, koha dhe mënyra e deklarimit të këtij vendimi solli me vete edhe një tronditje të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim dha dorëheqjen Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis, pastaj përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, McGurk. Pas vendimit të marrë nga Presidenti Trump dolën në shesh shanse të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.Me një bashkëpunim që do të përforcohet në luftën kundër DAESH-it, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxirren nga rajoni, koordinimi që do të sigurojnë me Turqinë, mund të hapë rrugën për një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet dy vendeve në një periudhë afatmesme.
Mbështetja logjistike dhe koordinimi i shprehur në mesazhet (në Twitter) e Trumpit pas bisedës ndërmjet dy liderëve (Erdoan-Trump), në këtë pikë mund të sjellin me vete një bashkëpunim të rëndësishëm në stabilizimin e Sirisë dhe më pas në procesin e zgjidhjes politike.
Por në fazën e zbatimit të këtij vendimi, mossigurimi i mjaftueshëm i koordinimit me Turqinë dhe divergjencat në pritshmëritë reciproke, mund të sjellin me vete një tension serioz.
Krahas shteteve që zënë vend në aspektin ushtarak në mënyrë aktive në rajon, në të njëjtën kohë edhe prezenca e organizatave terroriste në rajon përbën një rrezik të madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Veçanërisht shqetësimi i YPG-së nga platforma e bashkëpunimit të këtyre dy vendeve me njëra-tjetrën dhe roli prishës që mund të luaj kjo organizatë terroriste, mund të prodhojë rezultate kritike. Bashkëpunimi i hapur që do të bëhet ndërmjet dy vendeve në mes të këtyre rreziqeve, për harmoninë që do të shfaqin dy kryeqytet në operacione dhe krijimin e një kanali komunikimi të shëndetshëm dhe efektiv përmban një rëndësi të veçantë./trt
Përgatitur nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA)