Shqipëria u nda në një barazim pa gola me Ishujt Faroe, në ndeshjen e së hënës në Tiranë, por kuqezinjtë marrin një pikë që i siguron kryesimin e grupit dhe vazon e dytë në shortin e Euro 2024.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili falenderon kombëtaren kuqezi për emocionet që kanë dhuarar gjatë ndeshjeve për kualifikimin në Euro 2024.
Kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjete sociale një foto mbresëlënëse nga pamja spektakolare me ngjyrat kuq e zi, që reflektonte stadiumi “Air Albania”, teksa shkroi “Beautiful Albania”.
“Shqipëria Europiane. Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve”, u shpreh Rama në postimin e tij./ata