Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje sërish për furnizimin e Ukrainës me municione thërrmuese.
“Ukraina nuk është palë në konventën që ndalon përdorimin e tyre dhe si rrjedhojë vendi mund t’i përdorë ligjërisht”, tha sot Kuleba në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Konventa për Municionet Thërrmuese (CCM) është një traktat ndërkombëtar që ndalon përdorimin, transferimin, prodhimin dhe grumbullimin e bombave thërrmuese, një lloj arme shpërthyese që shpërndan nënmunicione ose “bomba” rreth një zone.
As Ukraina dhe as Rusia nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen.
Gjithashtu në Konferencën e Sigurisë, zëvendëskryeministri i Ukrainës, Olexander Kubrakov bëri thirrje dje për furnizimin me municione thërrmuese dhe armë ndezëse me fosfor.
Përdorimi i të dyja armëve ka nxitur shumë diskutime dhe municionet thërrmuese janë të jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
“Meqenëse Ukraina nuk është palë në marrëveshje, ligjërisht, nuk ka pengesa që Ukraina t’i përdorë ato”, tha Kuleba.
Ai shtoi nëse Ukraina merr disa nga armët e diskutueshme,
“Ne do t’i përdorim ato ekskluzivisht kundër forcave të armatosura ushtarake të Federatës Ruse”, shtoi ai