Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëbon një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.
Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar në një lëvizje ‘tit-for-tat’, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse, raporton media ruse Sputnik
Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse. Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i tha se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata. Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.
Kjo vjen disa javë pasi Shqipëria akuzoi një diplomat rus për shkelje të vazhdueshme të kufizimeve të lidhura me COVID dhe më pas e shpalli atë persona non grata. Moska tha se do t’i përgjigjej “lëvizjes jo-miqësore”, të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
© Argumentum