Kanë filluar takimet e opozitës për t’u koordinuar për mocionin që mund të çojë në shtëpi Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Me ftesë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, sot ai është takuar me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në Facebook këtë e bëri të ditur lideri i VV-së.
Kurti ka shkruar se me Mustafën kanë biseduar për situatën politike, si dhe për mocionin për rrëzim të Qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë./gazeta expres