Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti falënderoi Escobarin për angazhimin dhe mbështetjen e ShBA-së, ndërsa shtoi se ekziston nevoja që t’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.
Ai theksoi se e ka informuar Escobarin lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria për çështjen e dinarit.
“Fantastike të takohesh me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që qeveria po ndermerr për të mbështetur tranzicionin e rregullores së BQK-së, si dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet aktuale, ka shkruar Kurti në X.