Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes që u mbajt në Tiranë.
Në fjalimin e tij Kurti ka thënë se është i nderuar që po merr pjesë në këtë forum që ka synim kaq fisnik e universal si paqja.
Kurti ka deklaruar gjithashtu se deputetët janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës.
”Parlamentarët (deputetët) flasin dhe përfaqësojnë. Ata janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës”.
Sipas tij, është detyre e së cilit që të kontribuojë për drejtësinë dhe për paqen.
“Është detyra jonë të kontribuojmë për drejtësinë dhe për paqen, fillimisht aty ku jetojmë e veprojmë, sepse paqja e drejtësia në shtëpinë tonë është themeli i kontributit për paqen e drejtësinë në botë. Për paqen dhe drejtësinë, jo për paqen me padrejtësinë”.