Takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pritet të mbahet të dielen e 20 nëntorit, raporton RTK.
Burimë të informuara mirë nga pala evropiane në Bruksel, i kanë thënë RTK-së se takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet të hënën me 21 nëntor.
Ndonëse edhe më tej zyrtarisht kjo datë nuk është konfirmuar, paralajmërimet e zyrtarëve në Prishtinë e Bruksel ishin se takimi do të mbahet të dielën ose të hënën.
Ndërkohë, të hënën duhet të fillojë së zbatuari pjesa e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e veturave që janë ilegale ato – KM.
Vendimi parashikon fillimin e shqiptimit të gjobave për të gjithë ngasësit që në automjete kanë targa të tilla e jo ato të ligjshme- RKS.
Thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje për targat ka kërkuar BE-ja e SHBA, përmes zyrtarëve të lartë.
Të gjithë kanë deklaruar se Kosova ka të drejtë në heqjen e targave ilagele, por ata kanë kërkuar edhe dhjetë muaj kohë.
E në anën tjetër, serbët lokalë në veri të vendit, kanë braktisur institucionet e Kosovës.
Kështu, në katër komunat e Kosovës në veri të Republikës, me 18 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, meqë kryetarët e komunave kanë dhënë dorëhqeje.
E në anën tjetër, deputetët e Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, pas largimit, kanë vendosur të rikthehen, por të tjerë të kësja partie, që ishin në listë të pritjes./rtk