Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian, ka thënë se Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor takohen në Shkup për rritjen ekonomike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.
Ai i ka bërë këto deklarata në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.
“Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, ka thënë shkurt Kurti.
Kurti e ka përmendur se ky plan përshpejton rrugën e Ballkanit drejt BE-së, diçka që sipas Kurtit është “edhe qëllimi, edhe fati ynë”.
“Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne ndërsa mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare”, ka theksuar Kurti.
Ai ka theksuar se sot do të bëhet dorëzimi i listës së reformave të diskutuara, ndërkaq më vonë edhe lista e projekteve indikative
“Te reforma në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq në kuadër të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimit të hendekut infrastrukturor”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve.
/Argumentum.al