Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për medie ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për targat mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.
“Vendimi për targat ilegale në Kosovë, ku në mbledhjen e qeverisë dhe pas konsultimeve të vazhdueshme me institucionet e sigurisë, kemi marrë vendimin që të mos ndryshohet vendimi për targat. Zbatimi nis nga 1 nëntori dhe kemi një sekuensim e shkallëzim për moszbatueshmërinë e ligjit të vendimit qeveritar”, tha Kurti
Kreu i qeverisë tha se nga 1 nëntori deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, shkruan RTK.
Nga 21 janari për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023, nuk do të ketë targa të tilla.
“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës, përmes vendimit, ka obliguar ata që t’i kthejnë në targa RKS”, tha Kurti.
“Së bashku me minsitrin Sveçla dhe zëvendëskryeministrat Gërvalla dhe Bislimi, kemi takuar abasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, ku prezantuam qëndrimin tonë e ideja e tyre ishte që gjithçka të spostohet në kohë, për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo është zgjidhja më emirë.Ata nuk dinin për idenë tonë, të cilët u shprehën që të konsultohen me qeveritë e tyre për vendimin tonë. Ata do të mund të deklarohen pastaj për vendimin tonë për situatën e tanishme”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë tha se ata janë të njoftuar dhe kryeqendrat e shteteve tona aleate e mike do të munden të deklarohen për vendimin e qeverisë, “që është ligjshmëria, paqaja e sigruia të shkojë më së miri”.
Sveçla: Ligji për targa ilegale do të zbatohet me përpikëri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se ligji i ri, sa i përket targave ilegale, do të zbatohet me përpikëri.
Sveqla tha se qeveria është e interesuar që të gjitha targat ilegale të dorëzohen dhe nuk duan eskalim të situatës. “Ministria do të zbatojë secilën pikë dhe fazë të vendimit. Do të fillojmë nga data 1 nëntor”, tha ai.
Ministri Sveqla tha se nuk ka arsye të ketë eskalim të situatës, vendimi është i ligjshëm. “Insitucionet janë të përgatitura që vendimet t’i zbatojnë në përpikmëri. Policia vazhdon me “aktivitete të përditshme”, tha ai.
Qeveria miraton buxhetin për vitin 2023
Ka përfunduar mbledhja e 103-të e Qeverisë së Kosovës, ku në rend dite ishte edhe projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023.
Kreu i qeverisë, Albin Kurti, ka thënë që buxheti për këtë vit do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro. Kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime Kapitale”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli edhe për ndihmat në bujqësi, në kohën kur çmimet e ushqimeve po vazhdojnë të rriten.
“E në kohën kur çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po vazhdojnë të rriten, përveç mbështetjes shtesë që dhamë për bujqit tanë në vitin 2022, për vitin 2023 rritja e buxhetit ka vazhduar duke mbërrirë për herë të parë shifrën 87 milionë euro, që bashkë me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën prej 100 milionë euro, që ka qenë edhe premtim i yni”, ka thënë tutje Kurti.
Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë deri në fund të vitit parashihet rritje ekonomike nga 3.8 deri në 4.1 për qind, kurse vitin 2003 rreth 5.5 për qind.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Sipas tij Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë.
Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibile për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke. Është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën nxitëse dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të demonstruar angazhimin e tyre për bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për rajonin, thuhet në komunikatën për media të Departamentit Amerikan të Shtetit.
/Argumentum.al