Annegret Kramp-Karrenbauer mund të jetë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë, nëse do të arrijë të dalë jashtë ‘’hijes’’ që i krijon Angela Merkel. Kramp-Karrenbauer, ose ndryshe AKK, u zgjodh në dhjetor për të pasuar Merkelin në krye të partisë së qendrës së djathtë të Gjermanisë. Ndërsa Merkel, mbetet kancelarja aktuale e Gjermanisë, AKK është kandidatja kryesore për të zënë vendin e saj në vitin 2021, kur afati i Merkelit mbaron, ose edhe më shpejt nëse ajo do të jetë e detyruar të largohet.
Që prej marrjes së udhëheqjes së partisë së djathë, AKK, është përpjekur për të vënë në dukje se ajo do të jetë pasardhësja e Merkel. Fjalimi i saj, në Demmin, nuk mund të ishte ndryshe nga retorika e zakonshme e Merkel. Kjo pasi AKK dhe Merkel kanë ardhur në pushtet me një kulturë thuajse të njëjtë dhe ndajnë këndvështrime të ndjeshme politike.
Ndjekja e hapave të Merkelit, përfshin më shumë sesa thjesht dhënien e fitoreve elektorale të AKK-së. Merkeli ka shërbyer si simbolika e demokracisë liberale europiane për dekadën e fundit, duke ndihmuar Bashkimin Evropian të kapërcejë krizën globale financiare, rënien e euros dhe të përballojë valët e refugjatëve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
AKK gjatë qeverisjes është përballur me një shtet me trazira. Ka pasur rritje të papunësisë, një industri çeliku me rënie të ndjeshme për shkak të konkurrencës me Kinën dhe një mungesë buxhetore të thellë. Ajo uli pagat për shërbyesit civilë dhe u fokusua në shpenzime të tjera publike. Gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, ajo mbështeti riatdhesimin e shpejtë të kërkuesve të azilit, ofertat e të cilëve u refuzuan. Nëse gjërat do të kishin shkuar sipas planit, AKK do të kishte disa vjet për t’u përgatitur për skenën globale, por pengesat në zgjedhjet rajonale të vjeshtës së kaluar, ndikuan mbi politikën e deritanishme të Merkelit për refugjatët, duke e detyruar kancelaren aktuale të dorëzonte udhëheqjen e partisë. Por nëse Merkel largohet plotësisht, AKK do të ishte kandidatja kryesore për rolin e kancelares.
Ajo po merr mësime në anglisht, për të mbrojtur akoma dhe më mirë demokracinë liberale në skenën botërore. Për aq sa është përpjekur të prezantojë veten, AKK duket se nuk do e braktisë plotësisht modelin e Merkelit, si një model qeverisjeje.