Pas shqetësimit të shprehur publikisht nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi vjen edhe reagimi kryedemokratit, Lulzim Basha,Ish Kryeministrit Berisha dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,
Sipas tij, ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual iu shërbejnë atyre për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.
Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.”, shprehet Basha.
Ndersa Ish- kryeministri Berisa i pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me këtë qëndrim, ndonëse nuk dha emra, deklaroi se nuk kishte lidhje me takimin e presidentit Meta me përfaqësuesit e opozitës një ditë më parë.
Berisha: Si njeriu i parë që kam denoncuar shumë herë në këtë studio dhe kudo, kam një lehtësim që sot nuk ka njeri që mund të thotë e pati gabim Berisha për reformën në drejtësi. Jam përpjek shumë për të mos lejuar kapjen dhe pastaj kur ndryshuan gjithçka e kam deklaruar kapjen si fatalitetin e reformës. Çfarë them unë.
Fevziu: Kush po bën marrëveshje pas krahëve? A keni një ide?
Berisha: Unë nuk përzihem se kujt.
Fevziu: A ka lidhje për takimin e presidentit me opozitën?
Berisha: Jo. Unë them këtë: kjo që po ndodh çon në paralizë. Kjo ka për rezultat fatal paralizën. Kjo refromë nuktë çon gjë tjetër veçse në paralizë. Do ta quaja të domosdoshme për ata që duan të ndihmojnë këtë vend, një grup të urtësh, konstitucionalistësh që të shqyrtojnë, sepse nga mballoma në mballomë…
Kërkon mendje konstitucionalistësh që të japin se si do dilet nga ky batak. Unë kam dhimbje se e kam paralajmëruar 30 herë këtë situatë që po ndodh. Ambasadorja duhet të pyetet vetë. Ajo ka informacionet veta. Kush ka dënuar më shumë ky SPAKU i tanishëm apo Porkuroria e Krimeve të Rënda. Nuk e krijova unë Prokurorinë e krimeve të rënda, e gjeta.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.
E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.
Kryemadhi: Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët. Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të mereren tabulatet e telefonit dhe ëhats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve.
Shënimi i tre rreshtave të Ambasadores amerikane për thashethemet për një “marrëveshje të fshehtë”, por veçanërisht reagimi i politikanëve më të lartë shqiptarë, bën që dikush të kujtojë ato që Znj. Kim u tha disa drejtuesve politikë në intervistën televizive të javës së kaluar, i cili, sipas saj, nuk e dëshirojnë reformën në drejtësi… Kështu që pyetja mbetet : A ka ndonjë marrëveshje të fshehte për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri?
© Argumentum.