Kasam Vela
Një kohë të gjatë po veprohet përmes “Kuajve të Trojës” në institucione shtetërore si puna e ASHAK-ut dhe jo vetëm… siç po duket rasti nga reagimi i Seksionit të Shkencave Shoqërore… Shtrohet pyetja, kush janë ata “akademikë” të cilëve po u pengon demaskimi i vazalëve shqipfolës, i militantëve të kolonës së pestë, jo vetëm brenda në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, në Çamëri, në Luginën e Preshevës, Malësinë në Mal të Zi, në Sanxhakun Shqiptar dhe jo vetëm kaq…?!
Ata nuk mund të jenë, asesi, as shkencëtarë të mirëfilltë shqiptarë-akademikë të vërtetë dhe as luftëtarë të vërtetë të lirisë-siç ishin luftëtarët e UÇK-së…! Sepse ata që janë të vërtetë e kanë në zemër e në shpirt, në gjak e në mendje shqiptarizmin…! Nuk dëmtohet as imazhi i Akademisë e as imazhi i Kosovës dhe i asnjë vendi tjetër respektivisht shteti, pikërisht atëherë, kur demaskohen varrmihësit e e tyre, përkundrazi, mu atëherë forcohen ato imazhe… të zbehta dhe, pa marrë parasysh se kush ishin dikur ata e kush janë tani po ata dhe se çfarë funksioni e pozite kanë ata që demaskohen..?
Duhet mirë ta dijë gjithsecili se ata që kanë punuar(..punojnë akoma si dhe mund të punojnë në të ardhmen..) kundra interesit tonë kauzal-kombëtar shqiptar,…ishin, janë dhe do të mbesin përgjithmonë tradhëtarë…të kombit shqiptar,… me emër e mbiemër,… fare pak ka rëndësi adresa e tyre ku ishin më parë e ku janë apo ndodhen përkohësisht tani…?!
Mundet që babai të të falë, madje dhe shoqëria të të falë porse Atdheu, jo, nuk të falë kurrë nëse i punon me hile…! Atdheu është i qetë vetëm atëherë kur tradhëtinë bashkë me tradhëtarin i gropos në vete apo i përbinë në brendinë e vet, duke i degdisur në at tartar(terr) te zi, qe ma kurrë mos të shohin dritë me sy..!
/Argumentum.al