Kuvajti ka emëruar ambasadorin e parë në Palestinë.
“Vendimi u bë pasi Palestina ka mirëpritur nominimin e Aziz al-Daihani, ambasadorit të Kuvajtit në Jordani, që të jetë ambasador jo-rezident në Palestinë”, njoftuan mediat lokale të mërkurën në mbrëmje duke cituar ambasadorin palestinez në Kuvajt, Rami Tahboub.
Vendimi vjen pas bisedimeve midis Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe Emirit të Kuvajtit Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.
Bisedimet midis dy palëve të mbajtura në Kuvajt u fokusuan në “zhvillimet në kauzën palestineze dhe pohimin e të drejtës së palestinezëve për një shtet të pavarur”, bazuar në zgjidhjen me dy shtete, me Kudsin Lindor si kryeqytet të tij, si dhe sigurimin e kufijve të 4 qershorit të vitit 1967, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Petra./AA