Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me betimin e deputetëve të rinj.
Nga socialistët futen katër emra të rinj në Kuvend që zëvendësojnë të larguarit që kanë vendosur të kandidojë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nga listat e PD-së dhe LSI-së janë betuar 8 emra të rinj.
Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 18 nga PD-ja.
Deputetët që u betuan sot
Socialistët
Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi
Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së
Vasil Sterjovski – LSI
Edmond Stojku – LSI
Suzana Topi – LSI
Halit Valteri – PD
Selami Jenisheri – PD
Besnik Troplini – PD
Krenar Rryçi – PD
Kostaq Papa – PD