Për shkak të ditës së pushimit, Dita e Verës më 14 Mars, Kuvendi do të mblidhet ditën e mërkurë. Ndërkohë, në një mbledhje me dyer të mbyllura si edhe në mungesë të kreut të PS dhe kryeministrit Rama, porositë për deputetët socialistë janë dhënë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Burime nga brenda PS-së bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se Ruci ka kërkuar prezencë të plotë në sallë dhe disiplinë, duke shmangur diskutimet me objekt opozitën.
“Të ketë prezencë në seancën plenare dhe disiplinë. Te mos ketë diskutime me objekt opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”, deklaruan burimet brenda PS-së.
Ndërkohë, opozita e bashkuar ka njoftuar për një protestë të madhe më 16 mars, teksa nuk dihet nëse do të organizojnë ndonjë tubim ditën e mërkurë në kohën kur do të mblidhet parlamenti.