Ditën e hënë nis sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Mbledhja e Kuvendit pritet të zhvillohet në orën 18:00. (Urdhër nr.69, datë 02.09.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).
“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të tjera: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit. Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të datës 02.09.2022, i cili shfuqizoi masat mbrojtëse prej pandemisë në zhvillimin e veprimtarive parlamentare, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin zhvillimin e seancës plenare deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Seanca e 3-të e vjeshtës nis në një atmosferë tensioni politik kundër paralajmërimeve të opozitës për protesta masive dhe të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
/Argumentum.al