Kuvendi i Kosovës shkarkon Bordin e RTK-së,

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.

Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit .

Kuvendi gjithashtu nuk aprovoi raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020. Për këtë pikë 62 deputetë votuan kundër, kurse pro dhe abstenime nuk pati.

Bordi i RTK-së, i cili u shkarkua sot nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar duke e quajtur këtë vendim politik, antiligjor dhe ndërhyrje flagrante në transmetuesin publik.

Bordi i shkarkuar i RTK-së ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar.

Reagimi i plotë i Bordit të RTK-së

Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është  politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.

Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.

Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave.

Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar.

Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbitrar  të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës./RTK

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist