Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot 22 gushtin si datë për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.
Pas mbledhjes së Kryesisë ka folur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Ne u dakorduam të gjithë së bashku se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgatitura mirë, të gjitha institucionet të marrin detyrat, të gjithë jemi pajtuar se me datë 22 gusht, në orën 10 të shpërbëhet Kuvendi dhe pastaj të ndiqen të gjitha procedurat sipas Kushtetutës për të shkuar vendi në zgjedhje, dhe gjithashtu u dakorduam se përpara shpërbërjes të miratojmë marrëveshjen ndërkombëtare IPA”, ka bërë të ditur ai.