Ambasada Amerikane në Tiranë ka bere thirrje per qytetaret amerikane qe jetojne ne Shqiperi të shmangin grumbullimet masive në qytet gjatë mbajtjes së Kuvendit të Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha.
“Një grumbullim politik është parashikuar të nisë në orën 10:00 më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Grumbullimi mund të zhvendoset në vende të tjera në Tiranë. Pjesëmarrja dhe kohëzgjatja nuk dihen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
SHBA, siç vepron në rastet e protestave, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të shmangin grumbullimet masive në qytet gjatë mbajtjes së Kuvendit të PD.
“Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet masive në qytet. Ndërsa shumë zhvillime të mëdha publike mund të ecin paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë menjëherë dhe në mënyrë të paparashikuar”, përfundon qëndrimi i ambasadës amerikane.