Nga sot, seanca e Kuvendit do të drejtohet në gjuhën shqipe. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari shqiptar, Talat Xhaferi gjatë takimit me gazetarët.
Seanca e sotme është për pyetje të deputetëve ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. Kjo është radha e deputetëve që do të bëjnë pyetje.