Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Hakil Jakimi ka plotësuar formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë procesin për marrjen e mandatit të deputetit nga KQZ.
Kandidati i PD-së, Hakil Jakimi vjen nga lista shumëmërore e qarkut të Dibrës.
Të enjten e 28 marsit ishte kandidati i listat shumemërore të PD-së, Korab Lita në qarkun e Tiranës që ka nënshkruar deklaratën e dekriminalizimit duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend 100.
Në Kuvend kanë bërë betimin 17 deputetë të rinj nga opozita, duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 99.
Tani, me pranimin e mandatit nga Korab Lita dhe Hakil Jakimi, Kuvendi pritet të bëhet me 101 deputetë, nga 140 që parashikon Kushtetuta. /ata