Kuvendi në mbyllje të seancës së sotme plenare ka votuar projektligjet dhe vendimet e tjera të parashikuara në rendin e ditës. Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidenti Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro. Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 85 vota pro dhe 12 kundër, Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Deputetët kanë miratuar gjithashtu përbërje e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty me 85 vota pro dhe 12 kundër. Përbërja do të jetë si më poshtë: Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision. Nga shumica mësohet se anëtarë do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.
Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty përbëhet nga anëtarët e mazhorancës që janë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj.
Ndërsa, nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.
Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh.
Ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.
Marrëveshja e me BERZH për infrastrukturën është miratuar me votën pro të 91 deputetëve ndërsa marrëveshja po me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro hua për përballjen me COVID është miratuar me 94 vota pro dhe 4 kundër.
Marrëveshja e fundit, ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër.