Kuvendi miratoi sot buxhetin e vitit 2022 me 77 vota pro dhe 46 kundër.
Kuvendi votoi pas diskutimeve në seancën plenare të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”.
Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 41 vota pro dhe 74 kundër amendamentet e propozuar nga deputetët e PD, Alfred Rrushaj dhe Bujar Leskaj.
Kuvendi miratoi me 87 vota pro dhe 22 kundër dhe 2 abstenime, amendamentet e propozuara nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Kuvendi rrëzoi me 32 vota pro, 80 kundër dhe 1 abstenim, amendamentet e propozuara nga deputeti i LSI, Petrit Vasili.
Kuvendi rrëzoi amendamentin e propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 27 vota pro, 78 kundër dhe 2 abstenime.
Kuvendi rrëzoi amendamentin e dytë të propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 9 vota pro, 97 kundër dhe 2 abstenime.
Kuvendi rrëzoi amendamentin e tretë të propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 28 vota pro, 77 kundër dhe 3 abstenime.
Kuvendi miratoi sot me 76 vota pro, 46 kundër, projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 10 vota pro, 84 kundër dhe 5 abstenime amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Kuvendi rrëzoi me 45 vota pro, 76 kundër amendamentin e propozuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Kuvendi rrëzoi amendamentet e propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 30 vota pro, 77 kundër dhe 3 abstenime.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 46 vota kundër projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.
Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 7 vota pro, 84 kundër dhe 8 abstenime amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 46 kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.
Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 8 vota pro, 83 kundër dhe 7 abstenime amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 46 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 8 vota pro, 84 kundër dhe 5 abstenime amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Kuvendi miratoi me 127 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.
Kuvendi miratoi me 127 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kuvendi miratoi me 124 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.
Kuvendi miratoi me 125 vota pro, 0 kundër dhe 3 abstenime projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dheBankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.
Kuvendi miratoi me 122 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 79/2021 “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.
Kuvendi miratoi me 122 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenime projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”.