Kuvendi ka miratuar ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës që flasin për zgjedhjet, duke lejuar kështu hapjen e listave të kandidatëve dhe ndryshimin e mënyrës së koalicioneve parazgjedhore.
106 vota pro kanë qenë pro këtyre ndryshimeve dhe vetëm 10 deputetët kanë qenë kundër.
Kundër kanë votuar 10 deputetë: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.
Në votim nuk morën pjesë 6 deputetë: Ralf Gjoni, Ambra Borova, Elio Hysko, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo, Enver Roshi.