Kuvendi miratoi sot me 78 pro, 4 kundër dhe 33 abstenim, projektligjin “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë”.
Po ashtu në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 41 kundër, projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.
Kuvendi miratoi me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes se garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë COVID-19”.
Po ashtu me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim u miratua projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë s[ veprimeve të organece publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.