Kuvendi i Shqipërisë nisi pasditen e sotme seancën plenare për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit si dhe përbërjen e komisioneve të përhershme.
Kuvendi pritet të miratojë projektvendimin “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Po ashtu, do miratohet dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”.
Pak para nisjes së seancës parlamentare Partisë Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mbledhur deputetët e tyre në selitë respektive për tu dhënë porosite e radhes deputetëve.
Bie në sy fakti se “porosia” e veçante ndër të tjera për të dy liderët e dy partive të mëdha politike mbetet ish-kryeministri Berisha.
Kështu kreu i Patisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen me 8 deputetë demokrat, tema e këtij takimi ka qenë përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së dhe se si do i qasen demokratët kësaj çështje në publik.
Kryedemokrati u ka dhënë porosi deputetëve që të mos i shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës. Në mbledhje kanë qenë deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.
Ndërsa nga selia roze, porosia është “injorimi “ i Berishës në parlament
Kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët e mazhorancës që të mos provokohen nga opozita.
Mësohet se pak para nisjes së seancës plenare, kreu i Qeverisë ka deklaruara para grupit parlamentar që të mos provokohen nga opozita dhe të mos merren me Sali Berishën, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.