Kuvendi votoi në seancën e jashtëzakonshme të pasdites së sotme dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Olta Xhaçka e cila mbante postin e ministres së Mbrojtjes u votua me 94 vota pro në detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Niko Peleshi, i cili mbante postin e kreut të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese u emërua me 94 vota pro ministër i Mbrojtjes.
Kuvendi po ashtu shkarkoi me 95 vota pro nga detyra e ministrit të Jashtëm, kryeministrin Edi Rama, si dhe po me 95 vota Olta Xhaçkën nga posti i ministres së Mbrojtjes.
Ndryshimet në qeveri erdhën pasi Gent Cakaj, i cili mbante postin e ministrit të Jashtëm në detyrë dha dorëheqjen.
Seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar