Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Lidhur me këtë ka reaguar Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili shprehet se prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.
“Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!”, shkruan kreu i shtetit shqiptar.
Ja reagimi i tij i plotë:
E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO!
Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.
Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen trans-atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!
Më të sigurtë dhe më të fortë sëbashku në NATO!