Ambasadori i Federates Ruse në Shqipëri, Aleksandër Karpushin ka nderuar me nje medalje perkujtimore nje grua ruse, e cila i mbijetoi rrethimit më të tmerrshëm në historinë botërore ne Leningrad ,vend të cilin e la për të ndërtuar familjen e saj në një vend të vogel si Patosi, në Shqipërinë e larget.
Sot Ambasadori Rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin i dorëzoi zonjes Gallina Nikollaevna Shahinaj një medalje përkujtimore “Për 75-vjetorin e çlirimit të Leningradit nga rrethimi fashist”,thuhet ne njoftimin e ambasades ruse ne Tirane.
Ajo ka lindur në Shën-Peterburg dhe i mbijetoi rrethimit më të tmerrshëm në historinë botërore. Pas luftës, kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ishin në lulëzim, zonja Gala (siç e quajnë ish-nxënësit) u martua me një shqiptar, kolonelin Hasbi Shahinaj dhe u trasferua në qytetin e Patosit, ku prej shumë vitesh ka punuar si mesuese. Pak kohë më parë, në qershor të këtij viti, ajo mbushi 85 vjet. Për këtë arsye nxënësit e saj në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit organizuan një ceremoni të veçantë dhe jashtëzakonisht të ngrohtë.
Pak kohë më parë, në qershor të këtij viti, ajo mbushi 85 vjet. Për këtë arsye nxënësit e saj në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit organizuan një ceremoni të veçantë dhe jashtëzakonisht të ngrohtë.
© Argumentum