Greqia do zgjerohet 12 milje/ Ministri turk, Mevlut Çavuşoğlu: "Arsye për të hapur luftë"

Teksa Turqia vijon kërkimet e saj për naftë dhe gaz në detin Mesdhe, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoğlu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë.

Gjatë një interviste televizive për A Channel në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.

“Ne nuk do ta lejojmë zgjerimin e saj” – u shpreh ministri.

Daily Sabah shkruan se qeveria turke është në bisedime me shumë shtete europiane pasi BE kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë.

Çavuşoğlu u shpreh se vendi ka mbështetjen e shumë shteteve europiane mbi këtë çështje.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po punon anija kërkimore e Turqisë, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve detarë midis vendeve.

Ankara gjithashtu ka kontestuar vazhdimisht administratën greke qipriote.