Ali Ahmeti dëshmon në Gjykatën Speciale në Prishtinë

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm në mjediset e Gjykatës Speciale në Kosovë për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës.

Ali Ahmeti, është duke u intervistuar sipas paralajmërimeve në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30. Intervistimi i Ahmetit do të vazhdojë edhe nesër.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në Prishtinë në zyrat e EULEX-it.

Ahmetit ftesa nga Specialja i kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, derisa ai kishte shprehur gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar.