Ambasadorja amerikane i rikujton Ramës dhe Bashës marrëveshjen e 5 qershorit: "Ju, liderët shqiptarë, jeni ata që keni përgjegjësinë"

Ambasadorja e SHBA i ka bërë thirrje  Kryeministrit Edi Ramës dhe Liderit te PD-se që t'i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në 5 qershor .

Me një mesazh në Twitter, Kim i shkruan Ramës dhe kreut të opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha se duhet t'i përmbahen asaj që kanë nënshkruar.

Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, liderit të PD Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë të gjitha angazhimet e tyre në lidhje me 5 qershorin dhe të gjitha masat pas 5 qershorit. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë në mirëbesim.

SHBA do t’ju përkrahë gjithën, por ju, liderët shqiptarë, jeni ata që keni përgjegjësinë’, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.