Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, thotë se Gjykata Kushtetuse duhet të ngrihet deri në fund të këtij viti.

Në rrjetin social Twitter, Kim i referohet fjalës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në sesion e ri parlamentar, i cili tha se Gjykata Kushtuese duhet të jetë gati më 1 janar.

Ajo shprehet se është dakord me fjalimin e kryeparlamentarit. ”Jemi dakord. Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në fund të viti”, shkruan Kim.