Azilkërkuesit shqiptarë/ Jorida Tabaku: 219 000 shqiptarë janë larguar nga vendi në 7 vitet e Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin mbi largimin masiv nga vendi të shqiptarëve në 7 vitet e fundit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook. znj. Tabaku u referohet shifrave sipas të cilave 219 000 shqiptarë janë larguar nga vendi në 7 vitet e fundit, sipas saj, për shkak të keqqeverisjes.

“Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, shkruan znj. Tabaku.

Sipas ish-deputetes, kur PD të vijë në pushtet do të përkushtohet çdo ditë që shqiptarët të punojnë të gjithë në vendin e tyre.