Deklaratat e Metës, reagon Rama: Presidenti varet nga kahja e hënës kur flet. Parlamenti është legjitim dhe në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet nga Gjermania deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta ditën e djeshme për ata që prekin zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e Presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë. Në çfarëdolloj forme që ata të ata të materializohen Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që Parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në kodin zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes së sesionit të kaluar, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor, me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve.”

Ndërsa përmendi ngërcin ku ndodhet kshilli politik ku thotë se opozita nuk duhet të kundërshtojë drafin e PS-së për Kodin Zgjedhor. Pas akuzave nga PD-LSI mbi propozimin e PS-së për listat e hapura, Rama tha se propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike, e që përdorin listat e hapura por nënvizoi se çdo propozim është i diskutueshëm.

“Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do presim në pafundësi”,-tha Rama.