Dita e Demokracisë, Yuri Kim: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.

Kim shprehet se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën.

“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.

Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Yuri Kim.