Eksperti amerikan, Daniel Serwer e quan ‘mashtrim fushate’ marrëveshjen e Washingtonit Kosovë – Serbi

Eksperti amerikan i rajonit të Ballkanit, Daniel Serwer mendon se ajo çfarë u firmos në Washington nga Kosova dhe Serbia nuk mundëson as fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendve.

Profesori dhe drejtori i programit për menaxhimin e konfiltit dhe politikave të jashtme amerikane në Universitetin Johns Hopkins për Studime Ndërkombëtare, e quan takimin në Shtëpinë e Bardhë një “mashtrim fushate që dështoi” dhe dyshon se palët do të marrin ndonjë përfitim ekonomik nga dokumentat e firmosura mes tyre.

Serwer sugjeron se procesi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mund të sjellë rezultate më serioze, në një intervistë për Koha.net./h.e