Gjermania mbështet projektin e ri të RYCO-s

Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf dhe Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, Djuro Blanusa, dhanë sot dritën jeshile për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm për krijimin dhe fuqizimin e rrjeteve të kontaktit për të rinjtë dhe të rejat e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Peter Zingraf tha me rastin e nisjes së projektitMe këtë projekt ne dëshirojmë të mbështesim RYCO-n në krijimin e rrjeteve të kontaktit për rininë e Ballkanit Perëndimor pavarësisht pandemisë së Covid-19 dhe për t’u vënë në dispozicion të rinjve formate shkëmbimi digjitale. Unë jam i lumtur që Gjermania qysh prej ideve të para për krijimin e RYCO-s bën pjesë tek një nga partnerët mbështetës të rrjetit të shkëmbimit rinor. Pajtimi dhe e ardhmja e përbashkët në Ballkan – kjo është e mundur vetëm nëse ne mbërrijmë tek të rinjtë dhe i sjellim bashkë ata.

Gjermania vijon mbështetjen për Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (Regional Youth Cooperation Office, RYCO). Sot Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf dhe Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, Djuro Blanusa, dhanë dritën jeshile për nisjen e një projekti, i cili do të mbështetet financiarisht nga fondet gjermane të “Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore”. Projekti me një kohëzgjatje deri në fund të vitit 2020 do të mundësojë fushatën “Better Region starts with Youth”. Në kuadër të kësaj fushate do të krijohen ndër të tjera video dhe tekste nga studentë të gazetarisë që do të tregojnë nga afër se cilat projekte rajonale të shkëmbimit mundësohen nga RYCO.

Përveç kësaj do të hartohet dhe do të bëhet e aksesueshme dhe një platformë online, e cila lidh të rinj dhe të reja në rajonin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Peter Zingraf tha me rastin e nisjes së projektit: “Me këtë projekt ne dëshirojmë të mbështesim RYCO-n në krijimin e rrjeteve të kontaktit për rininë e Ballkanit Perëndimor pavarësisht pandemisë së Covid-19 dhe për t’u vënë në dispozicion të rinjve formate shkëmbimi digjitale. Unë jam i lumtur që Gjermania qysh prej ideve të para për krijimin e RYCO-s bën pjesë tek një nga partnerët mbështetës të rrjetit të shkëmbimit rinor. Pajtimi dhe e ardhmja e përbashkët në Ballkan – kjo është e mundur vetëm nëse ne mbërrijmë tek të rinjtë dhe i sjellim bashkë ata.” Sekretari i Përgjithshëm Djuro Blanusa deklaroi: “RYCO është i lumtur për vijimin e një partneriteti të suksesshëm dhe të frytshëm me Qeverinë Federale Gjermane. Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve tanë gjermanë është shumë e rëndësishme për punën tonë. Sot ne startojmë zyrtarisht një projekt të ri, i cili do të rrjetëzojë edhe më fuqishëm të rinjtë në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë përmes kësaj edhe për një dukshmëri më të mire të RYCO-s në rajon. Në vitin 2019 Gjermania mbështeti RYCO-n me një shumë prej 350.000 eurosh. Financimi që po nis është në vijim të mbështetjes gjermane në të kaluarën.

/argumentum.al