Grenell pret Hotin dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia po bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA’së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke i mirëpritur Hotin dhe Vuçiç

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë.Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara