Hajdari konfirmon lëvizjen e re politike: Ftojmë ata që besojnë se duhet ndryshim,

Rudina Hajdari tashmë është bashkuar me Nismën Thurje për të filluar një lëvizje të re politike.

Ajo pohoi per mediat se ka nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht si parti e re.

Deputetja ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim nisim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo.

Hajdari thekson se lëvizja e re politike konsiston në një projekt të ri së bashku me qytetarë, intelektualë, studentë dhe personazhe nga diaspora.

Më tej ajo akuzon klasën aktuale politike se është e dështuar teksa fton të gjithë ata që besojnë se vendin i duhet ndryshim t’i bashkohen

“Jemi një grup qytetarësh, intelektualësh, studentë, personazhe nga diaspora etj, të cilët kemi vendosur të bëhemi bashkë në një projekt politik duke ftuar sigurisht edhe të gjithe ata që besojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Klasa aktuale politike ka dështuar”.- tha Hajdari.