Lajçak:10 vjet pas vendimit të OKB-së, është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi sot se është koha që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të përfundojë me sukses.

“Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses,” shkroi Lajçak në Twitter.

Vendimi i OKB-së erdhi pasi në një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë thuhej se, shpallja e pavarësisë nga Kosova ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjykata vendosi se, shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar.

 

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.

Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

 

Një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.