Mesazh nga Ambasadori i Brazilit në Shqipëri, Francisco Carvalho Chagas, me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Brazilit

7 shtator 2020

Të dashur miq të komunitetit brazilian në Shqipëri,

Pothuajse dyqind vjet më parë, më 7 shtator si sot, ne brazilianët fituam lirinë tonë. Brazili më pas u bë i pavarur.

Një komb i lumtur dhe mikpritës lindi, i pasur me larmi racore, etnike, kulturore dhe fetare. Brazili lindi i madh dhe me punë dhe përpjekje zuri vendin e saj në botë.

Megjithëse këtë vit nuk jemi në gjendje të jemi bashkë fizikisht, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që pandemia e koronavirusit i ka imponuar botës, kam kënaqësinë të festoj me të gjithë ju virtualisht këtë moment shumë të rëndësishëm në historinë tonë.

Miq shqiptarë,

Ambasada Braziliane në Tiranë po plotëson 10 vjet! Nga ajo kohë, marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar dhe sot Brazili është një nga eksportuesit kryesorë të proteinave shtazore në Shqipëri.

Unë vlerësoj afeksionin me të cilin brazilianët janë mirëpritur në Shqipëri. Jam i sigurt në potencialin për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë dhe në mundësitë për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet tona edhe më shumë çdo ditë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.

Në emër të qeverisë Braziliane dhe stafit të Ambasadës së Brazilit në Tiranë, ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën Kombëtare, me shëndet dhe të sigurt!

Muito obrigado! Shumë faleminderit!